NGA STUDENT NË PROFESIONIST

Akademia e Parë Praktike e Marketingut Digjital në Elbasan

Mjaft më me teori. Ndërto portofolin tënd dhe fillo karrierën tënde para se të mbarosh universitetin.

PSE KY KURS?

Universiteti të jep bazat, por tregu i punës kërkon përvojë. CV-ja jote duket njësoj si e të gjithë të tjerëve. Mundësitë më të mira duket se janë vetëm në Tiranë dhe konkurrenca është e ashpër. Si mund të fitosh një punë pa portofol? Si mund të ndërtosh një portofol pa një punë?

ÇFARË DO TË MËSOSH?

Programi ynë është i ndërtuar për formim profesional pa nevojë për eksperiencë të mëparshme.

Mëso nga fillimi dhe behu i zoti i vetes në tregun global.

FAZA 1: MUAJI 1 - BOOTCAMP THEMELOR

Një muaj intensiv ku do të provosh gjithçka. Kjo bazë të jep aftësi praktike të menjëhershme dhe të ndihmon të kuptosh se ku shkëlqen.

Do të mësosh :

Çfarë është Marketingu Dixhital?

Mëso bazat e marketingut digjital , termat profesionale , qellimin dhe themelet e marketingut ne epokën digjitale.

Menaxhim Social Media & Canva

Mëso Meta Business Suite, Meta Ads, Canva dhe Capcut si dhe sekretet e algoritmeve të rrjeteve sociale për impakt maksimal dhe rezultate reale.

Ndërtim Faqesh Web (WordPress & Shopify)

Mëso si të krijosh faqe Web profesionale në WordPress dhe Shopify.

Seo & Google Ads

Master i përmbajtjes. Thellohu në SEO të avancuar, Google Ads , Email Marketing.

Karriera jote: Google Ads Performance Marketer , Specialist SEO.

Trajnim dhe Krijim Apps me AI

Bashkohu ne skuadrën e ekspertëve me eksperiencë ndërkombëtare ne AI training .

MUAJT 2 & 3 - ZGJIDH SPECIALIZIMIN TËND

Pas fazës së parë mund të zgjedhesh profilin që i përshtatet aftësive të tua dhe të përfshihesh në projekte me klientë realë. Fito eksperiencë dhe siguri për t'u përballur me tregun konkurrues të punës.

Specializim : Social Media Manager

Mëso të krijosh një kalendar të plotë dhe të menaxhosh rrjetet sociale në menyrë profesionale.

Karriera jote: Menaxher Social Media , Canva Designer, Meta Ads Specialist

Specializim :
WEB & E-COMMERCE

Master i ndërtimit të faqeve. Thellohu në WordPress të avancuar, Shopify dhe menaxhimin e plotë të dyqaneve online.

Karriera jote: Web Developer, Menaxher E-commerce.

Bonus

Të gjithë pjesëmarrësit ne trajnime pajisen me çertifikatë pjesëmarje dhe letër praktike që mund të përdoret si dokument .

Të ardhmen e krijojmë vetë ...

Tregu global është më afër se kurrë me  bashkimin e Shqipërisë ne zonën SEPA. Zotëro profesionin tënd . Fillo të paguhesh si europian.

Marinel Balla

Smart Promo Media